Please enter at least 3 characters.

"For You" nga Rita dhe Liam Payne kalon 100 milionë dëgjime në Spotify

2018/03/LiamPayneRitaOra-e1521314265403.jpg
158:"*** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** performs at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England.
17:"Gareth Cattermole

Rita Ora vazhdon t'i korrë sukseset e projekteve të saja gjatë këtij viti. Bashkëpunimi me Liam Payne është ndër më të dëgjuarit në platformat e ndryshme të shpërndarjes së muzikës.

Kënga "For You" ka arritur një tjetër sukses duke kaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh në Spotify. Këtë njoftim e ka bërë vet 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.

"Kjo është çmenduri... Faleminderit që e dëgjoni For You' në Spotify", ka shkruar Rita në një postim në Instagram duke iu referuar shifrës mbresëlënëse të 'streamingut' në platformën e përmendur.

Streaming’ është një metodë e transmetimit apo pranimit të të dhënave (sidomos të materialeve audio dhe video) përmes një rrjeti kompjuterik, si një rrjedhë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, e cila mundëson që ridëgjimi apo rishikimi të vazhdojë, derisa të dhënat pasuese janë duke u pranuar.

(Foto: Getty Images)

"For You" është dueti i Liam Payne dhe Rita Orës që u realizua si temë muzikore e filmit "Fifty Shades Freed". Kënga u publikua më 5 janar përmes Universal Studios, Capitol Records dhe Atlantic Records UK.

Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua më 26 janar 2018 dhe është shikuar mbi 80 milionë herë në YouTube.

Krahas këngës kryesore të filmit, Rita ka qenë edhe protagoniste në filmin "Fifty Shades Freed", njësoj si në dt filmat e mëparshëm të ""Fifty Shades...". /Telegrafi/