Fondacioni “Avni Hyseni” me kërkesë për ndihmë urgjente financiare për shërimin e 21-vjeçarit nga Skivjani i Gjakovës
Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni” ka dalë me një kërkesë urgjente për ndihmë financiare për shërimin e 21 vjeçarit Shkelzen Thaqi nga Skivjani i Gjakovës.
Për shërimin e Shkëlzenit 21 vjeçar që tash e gjashtë vite është në dializë dhe që ka probleme të tjera shëndetësore që nga lindja, nevojiten 30 mijë euro.
Fondacioni “Avni Hyseni” ka publikuar mesazhin e Shkëlzen Thaqit me të cilin ai I është drejtuar këtij fondacioni për ndihmë financiare.
MESAZHI I 21 VJEÇARIT DREJTUAR FONDACIONIT:“Jam një djalë i ri Shkelzen Thaqi nga komuna e Gjakovës fshati Skivjan, jam në dializë që 6 vite qysh se kam qenë 16 vjeç, por me probleme tjera lidhëse edhe që nga lindja!Në vitin 2016 gjendja më është përkeqësuar shkaku dëmtim i veshkeve ku problemi qëndron tek fshikëza urinare dhe në kurriz ( SPINA BIFIDA ) e quajtur nga mjekët! Sipas mjekëve së pari operacioni duhet të bëhet në kurriz ( SPINA BIFIDA ) e pastaj duhet të operohet fshikëza urinare me shprese qe kjo te behet sa me shpejt e mos të këtë nevoj edhe per transplant te veshkes.Fatkeqësisht operacioni i SPINA BIFIDËS nuk kryhet në Kosovë jam kontrolluar tek mjekë të ndryshëm ku për operacionin e kurrizit më kanë sugjeruar jashtë vendit, nga ana tjetër problemi tek unë është që këmbën e majtë e kam më të shkurtë dhe jo shumë të zhvilluar shkaku i kurrizit ( spina bifida ) që është nervi i zënë nga kurrizi. Per trajtim dhe operimin tim ne Turqi me janë kanë kërkuar 30,000€ e un dhe familja ime nuk e kem mundesin per ta mbulu këtë shumë dhe gjdo dite gjendja ime po keqsohet dhe jeta ime po rrezikohet jam vetem 21 vjeqarë dhe meritoj te jetoj andaj po i drejtohem Fondacioni Humanitar Avni Hyseni ku shpresa e vetme jeni ju që të më mbeshtëtni ne qoftëse e keni mundesin.Sipas mjekëve ne Kosovë mundësia më e mirë per operim është jashtë shtetit. Këto probleme kanë filluar të rriten ndërvite ku dhe unë jam 21 vjeç tani, e mundësia për kryerjen e operacioneve të cekura ato shuma janë të pa kapshme për familjen time, sepse prindërit i kam pa punë perkunder qe edhe jemi familje e Dëshmorëve te Kombit!Numrin e juaj ma ka dërguar Bedrush Nezaj, Bedrushi po mundohet medoemos të gjejë një rrugëdalje për mua që të dal jashtë shtetit.Besoj qe me ndihmën e Fondacionit dhe Bamiresve Shqiptar do i’a kisha dalë mbanë!DEPONO NE LLOGARIN BANKARE NE BKT:Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.- Rruga Ramush Lajqi, Peje, 30000 Kosove.- Transfer brenda Kosoves ne llogarin bankare ne Banka Kombetare Tregtare: 1920004242031191- Transfer jashte Kosoves ne llogarin bankare, Banka Kombetare Tregtare:- IBAN : XK05 1920004242031191- SËIFT CODE: NCBAXKPR- Nr kontaktit: +38349853112 - Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.- Western union, Manygram, Ria (Zenel Thaqi - vllau) dhe Valbona Thaqi - motra. Nr kontaktues + 383 46 138 368 & + 383 45 809 120.


