Please enter at least 3 characters.

Fondacioni “Agim Lluka”, shpërndan dhurata për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë

2022/12/Untitled-design-2022-12-29T164943.370-1068x601-1.png

Në nder të festave të fundvitit, Fondacioni “Agim Lluka”, ka shpërndarë dhurata për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.

“Për nder të Festave të fundvitit “Fondacioni Agim Lluka” ka vendosur që sadopak t’i lumturoj banorët e “Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë”, me disa dhurata simbolike për gjithsecilin prej tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, Fondacioni “Agim Lluka”, ua ka uruar vitin e ri 2023 të gjithë banorëve të shtëpisë së të moshuarve, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi.