Please enter at least 3 characters.

Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj disa kolegeve

2023/05/344773747_1182972659035585_5822959850985869098_n.png

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.

Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.

Për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

Në njërin nga postimet, ajo iu është referuar disa kolegeve duke i etiketuar me emra.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara. /Telegrafi/