Fituesit e javës së parë të WINFEST janë shpallur – Emona Center nis ndarjen e shpërblimeve
WINFEST 2026 në Emona Center ka nisur me shpërblimet e para. Tetë fitues janë shpallur në javën e parë, ndërsa kampanja vazhdon me qindra shpërblime të tjera deri më 15 shtator.
Kampanja e madhe shpërblyese WINFEST 2026, e organizuar nga Emona Center, ka nisur me fituesit e parë.
Vetëm në javën e parë janë shpallur tetë fitues të shpërblimeve kryesore, të cilët kanë fituar iPhone 17 Pro, MacBook, Dyson Multi Styler dhe nga 500 euro cash.
Fituesit janë përzgjedhur nga pika të ndryshme të Emona Center në Kosovë, duke bërë që gëzimi i WINFEST të shpërndahet në Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Ferizaj dhe Prishtinë.
Këta janë fituesit e shpërblimeve kryesore të javës së parë:
- Haki Gecaj – nga Vushtrria – iPhone 17 Pro
- Arlind Xhafa – nga Mitrovica – iPhone 17 Pro
- Arjeta Beqiri – nga Vushtrria – MacBook
- Dua Rashiti – nga Lipjani – Dyson
- Muhabi Bislimi – nga Ferizaji – Dyson
- Valon Kokolli – nga Prishtina – 500€ cash
- Anisa Sadiku – nga Prishtina – 500€ cash
- Engjell Mustafa – nga Prishtina – 500€ cash
Pra, java e parë solli plot 2 iPhone, 1 MacBook, 2 Dyson dhe 3 shpërblime cash nga 500 euro.
Por WINFEST sapo ka filluar.
Kjo është vetëm java e parë e një kampanje që vazhdon deri më 15 shtator 2026, me një fund të madh shpërblyes.
Në total, WINFEST 2026 sjell 500 voucherë nga 50 euro, 10 Dyson Multi Styler, 10 MacBook, 10 iPhone 17 Pro, 20 shpërblime cash nga 500 euro, ndërsa shpërblimi kryesor i kampanjës është një Renault Captur.
Si të bëheni pjesë e WINFEST 2026?
Pjesëmarrja është e thjeshtë. Klientët që blejnë në Emona Center nga brendet pjesëmarrëse përfitojnë kuponin e pjesëmarrjes dhe hyjnë në garë për shpërblimet e kampanjës.
Sa më shumë blerje të bëni, aq më shumë mundësi krijoni për të qenë njëri prej fituesve të ardhshëm. Kështu, një blerje e zakonshme në Emona Center mund t'ju sjellë mundësinë për të fituar një prej shumë shpërblimeve të WINFEST.
Emona Center operon me pika në Vushtrri, Mitrovicë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan dhe Obiliq, duke e bërë WINFEST të qasshëm për klientët në shumë qytete të Kosovës.
WINFEST 2026 – Blej në Emona Center dhe fito!


