Please enter at least 3 characters.

Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Bërvenicë

2017/02/Bërvenicë.png

Mbi tre mijë banorë të rajonit të Bërvenicës, për gjashtë muaj do të bëhen me rrjet të kanalizimit. Ndërtimi i kanalizimit ka filluar sot, ndërsa do të ndërtohet edhe kolektor për trajtim të ujrave të zeza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky investim do të kap shifrën e 21,5 milionë eurove, të cilat janë siguruar nga Banka Investuese Evropiane. Nga Ministria për Lidhje dhe Transport thonë se me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit do të sigurohen kushte ekologjike për jetë më të mirë në Komunën e Bërvenicës.

Rrjeti i kanalizimit ishte një nga kërkesat kryesore të banorëve të këtij rajoni për Qeverinë qendrore./Telegrafi/