FIFA trondit Argjentinën me dënime të rënda – gjoba të majme dhe deri në 10 ndeshje pezullim
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) është dënuar me një gjobë prej rreth 275 mijë eurosh nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, për shkeljet e evidentuara gjatë finales së Kupës së Botës.
Përveç gjobës, AFA është urdhëruar që dy ndeshjet e ardhshme si vendase t’i zhvillojë me vetëm 50 për qind të kapacitetit të stadiumit.
FIFA ka përcaktuar gjithashtu se rreth 85.5 mijë euro nga gjoba duhet të investohen në një plan për luftimin e diskriminimit.
Megjithatë, një pjesë e dënimit është pezulluar. Bëhet fjalë për njërën nga dy ndeshjet me kapacitet të kufizuar dhe rreth 85.5 mijë euro të gjobës, të cilat janë pezulluar gjatë një periudhe prove.
🚨 Leandro Paredes has been hit with a huge 10-match FIFA ban following the chaos that erupted after Argentina’s World Cup final defeat to Spain.pic.twitter.com/fABFk9D5F7https://t.co/bzijcbcewH
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) August 21, 2026
Dënimet nuk janë kufizuar vetëm te federata. FIFA ka ndëshkuar edhe disa futbollistë dhe zyrtarë argjentinas. Leandro Paredes ka marrë dënimin më të rëndë, me 10 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej rreth 77 mijë eurosh.
Ndërkohë, Nahuel Molina është pezulluar për 7 ndeshje dhe është gjobitur me rreth 77 mijë euro.
Thiago Almada është dënuar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej rreth 25.6 mijë eurosh.
Nga zyrtarët e ekipit, Roberto Ayala ka marrë një pezullim prej 3 ndeshjesh, së bashku me një gjobë prej rreth 25 mijë eurosh.
Ndërsa Gavi është dënuar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej rreth 25 mijë eurosh.
Vendimi i FIFA-s përbën një goditje të rëndësishme për kampionët e botës, të cilët tashmë përballen me kufizime në ndeshjet e ardhshme dhe me mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve./Telegrafi/


