Please enter at least 3 characters.

Familja në det, hajnat në shtëpi – policia po heton vjedhjen e një shtëpie në Zahaq të Pejës (Video)

2018/06/hajna_1495913821-2592667.jpg

Derisa jemi në fillimin e sezonit veror, ka familje të cilat veçse kanë filluar të vizitojnë vendet turistike për të kaluar disa ditë.

Dhe një rast i tillë është edhe i një familjeje nga Zahaqi i Pejës.

Megjithatë, derisa ata ishin në pushime, hajnat kishin shfrytëzuar këtë mundësi për t'ua vjedhur shtëpinë.

Siç njofton KlanKosova, Policia në Pejë është duke e hetuar vjedhjen e një shtëpie në Zahaq, derisa pronari ishte në pushim me familje.

Ky i fundit ka dyshime se kush ka mundur t’i hyj në shtëpi e t’i marr stoli e para në vlerë prej 7500 euro.