Please enter at least 3 characters.

Familja e Dua Lipës sjellin fotografi nga vizita e tyre në 'Kalanë e Butrintit'

2020/09/Screenshot_2-30.png

Familja e këngëtares Dua Lipa që një kohë po qëndron në Shqipëri, derisa tashmë kanë shijuar bregdetet shqiptare si dhe vizituan disa monumente të njohura atje.

Ish-frontmeni i grupit “Oda”, Dukagjin Lipa, duke qenë se është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ka ndarë me fansat disa fotografi nga ‘Kalaja e Butrintit’.

Ai në shumë prej imazheve shfaqet përkrah bashkëshortes njëherësh nënës së Duas, Anesa Lipës.

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa (Foto: Instagram)

Ndërkohë, që në disa fotografi të tjera ka pozuar edhe pranë fëmijëve: Rinës dhe Gjinit.

Të njëjtit duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, derisa janë krenarë me çdo vend e pjesë të Shqipërisë.

“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi krahas një sërë këtyre imazheve të publikuara në Instagram.

Familja e yllit shqiptar javë më parë ishin edhe në Mal të Zi, gjersa së fundmi sollën edhe disa imazhe të reja nga jugu i Shqipërisë.

Në udhëtimin e tyre, mungoi vetëm Dua për shkak të angazhimeve në jetë dhe karrierën profesionale. /Telegrafi/