Please enter at least 3 characters.

Evertoni fiton pa shumë probleme ndaj Chelseat

2019/12/chelsea.jpg
315:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 07: Kepa Arrizabalaga of Chelsea looks on as Richarlison of Everton (not pictured) scores his team's first goal during the Premier League match between Everton FC and Chelsea FC at Goodison Park on December 07, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Evertoni e ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë në Goodison Park, Richarlison i kaloi vendasit në epërsi me një asistim të Djibril Sidibes.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.

Everton vs Chelsea (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Me të filluar 45 minutëshi i dytë, Evertoni e dyfishoi epërsinë me anë të Dominic Calvert-Lewin (49’).

Mateo Kovacic shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 52-të për Chelsea, për ta ngushtuar kështu epërsinë e Toffes në 2-1.

Everton vs Chelsea (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Por, Calvert-Lewin (84’) arriti ta shënonte edhe golin  tij të dytë në këtë takim, derisa Kurt Zouma mund të thuhet se ishte shkaktari kryesor për këtë humbjes, pasi nga dy gabimet e tij erdhën dy golat e fundit.

Pas javës së 16-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të do të takohet me Bournemouthin. /Telegrafi/