Please enter at least 3 characters.

Eva Murati mes muzgut dhe detit të pafundmë – duket plot hir teksa pozon me një fustan rozë prej sateni

Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një sërë postimesh të reja në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga vizita e saj në Kroaci, ku shfaqet duke pozuar mes një peizazhi mahnitës bregdetar, me detin e pafund dhe ngjyrat magjike të perëndimit të diellit në sfond.

Megjithatë, nuk ishte vetëm panorama që mori vëmendjen e ndjekësve. Eva Murati u shfaq tejet elegante dhe plot stil, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar.

Foto: Eva Murati / Instagram

Për këtë paraqitje, ajo kishte zgjedhur një fustan rozë prej sateni, i cili vinte në pah siluetën e saj dhe linjat e tonifikuara trupore. Me një kombinim të thjeshtë, por shumë elegant, gazetarja dukej e kuruar në çdo detaj.

Bukuria, eleganca dhe sharmi karakteristik i Eva Muratit nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan paraqitjen e saj me komente dhe pëlqime të shumta në rrjetet sociale.

Foto: Eva Murati / Instagram

Foto: Eva Murati / Instagram

Foto: Eva Murati / Instagram

Foto: Eva Murati / Instagram

Foto: Eva Murati / Instagram

Foto: Eva Murati / Instagram