Eto’o: Jam i lumtur te Chelsea
11/03/2014
Kamerunasi ka kontratë me Blutë deri në fund të sezonit aktual dhe mund të vendosë që të qëndrojë edhe më tutje në Stamford Bridge.
“Jam i lumtur këtu. Mosha ime nuk ka rëndësi. Unë punoj po aq sa Oscar apo Eden Hazard”.
“Unë kam më shumë përvojë dhe kjo është gjë e mirë për skuadrën”, është shprehur 33-vjeçari për The Evening Standard.
Në ndeshjen ndaj Tottenhamit, Eto’o shënoi golin e 300-të në karrierë me klube, ndërsa ai beson se mund të luajë edhe dy ose tre vite në nivel të lartë. /Telegrafi/


