Emily Ratajkowski nuk i lë vend imagjinatës me veshjen e saj gjatë një shfaqjeje mode në Paris
Emily Ratajkowski tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në spektaklin plot yje të markës Loewe në Château de Vincennes, në kuadër të Javës së Modës në Paris të premten.
Modelja 34-vjeçare bëri që të gjithë sytë të ishin mbi të pasi hoqi dorë nga bluza dhe u shfaq pa reçipeta, duke mbuluar vetëm pjesërisht trupin me një pulovër ngjyrë blu të errët të vendosur mbi shpatulla.
Emily e kompletoi pamjen e saj tejet provokuese me një palë pantallona elegante dhe taka, ndërsa e shoqëroi veshjen me një çantë të madhe dhe syze dielli stil.
Pavarësisht veshjes së guximshme, bukuroshja rrezatonte vetëbesim teksa parakaloi dhe më pas zuri vend në rreshtin e parë të shfaqjes.
Emily iu bashkua në këtë sfilatë aktoreve Julia Garner dhe Sissy Spacek, si dhe regjisorit Baz Luhrmann, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Catherine Martin.


