Please enter at least 3 characters.

Emily përsëri në qendër të vëmendjes me setin e ri fotografik

2019/03/EmilyRatajkowskigj-e1553116976859.jpg
257:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 24: Emily Ratajkowski attends the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Emily Ratajkowski ka vënë edhe një herë në pah figurën trupore, për linjën e saj të kostumeve të larjes, Inamorata.

Supermodelja 27-vjeçare ka pozuar për një fotografi njëngjyrëshe, të cilën e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 22 milionë ndjekës.

Bukuroshja ka thënë se linja e veshjeve të larjes, Inamorata, të cilën e ka lansuar para më shumë se një vit, do të zgjerohet më shumë përmes koleksionit të ri të quajtur 'BODY'.

Ajo ka treguar se koleksioni i saj është më shumë se vetëm veshje të brendshme duke shtuar se shpreson që fansat e saj ta pëlqejnë.

Në vitin e kaluar, Emily ka theksuar për revistën Marie Claire se gjoksi i saj është "çelësi i seksualitetit".

"Gjoksi është fantastik. Nganjëherë dhemb, ndërsa nganjëherë më bën të ndihem shumë e fuqishme. Më kujtohet të kem lexuar një artikull: 'Emily Ratajkowski është Mozarti për gjoks'. E keqja është se dikush ia kishte dërguar babait tim, ndërsa ai ma dërgoi mua", ka treguar bukuroshja. /Telegrafi/