Emily Atack martohet me Alistair Garner në një ceremoni private, përgatiten për festën e madhe në Spanjë
Aktorja britanike, Emily Atack, është martuar me partnerin e saj, Alistair Garner, në një ceremoni intime në Britani, të rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt.
Çifti planifikon të organizojë edhe një festë të dytë, më madhështore, në Spanjë pas disa javësh.
Emily, 36 vjeçe, dukej elegante me një fustan nusërie nga Josephine Scott, me vlerë rreth 2.325 funte, të kombinuar me një vello të gjatë dhe një shirit koke të dekoruar me diamante.
Pas ceremonisë në kishë, çifti vazhdoi festën në shtëpinë e tyre në Bedfordshire, ku për të ftuarit kishin edhe një kamion të McDonald's me akullore McFlurry.
Aktorja e ndau lajmin në Instagram, duke shkruar se ceremonia ishte ‘absolutisht perfekte’ dhe se mezi pret ta përjetojë sërish festën pas disa javësh.
Emily dhe Alistair, 40 vjeç, u fejuan në korrik 2025.
Ata kanë së bashku një djalë dyvjeçar, Barney.
Ceremonia e dytë, që pritet të zhvillohet në shtator në Spanjë, do të jetë një festë shumë më e madhe.
Atack ka treguar se e ka shijuar shumë organizimin e dasmës dhe se për ceremoninë jashtë vendit po planifikon një festë të madhe dhe një fustan spektakolar. /Telegrafi/


