Ëmbëlsira më e thjeshtë me fara lulëkuqeje: Shije e mirë dhe e vjetër nga fëmijëria!
31/03/2018
Me siguri këtë ëmbëlsirë e keni ngrënë shumë herë gjatë fëmijërisë, por nuk keni qenë të vetëdijshëm sa shpejt dhe sa thjesht gatuhet.Nevojiten:▪ 2 gota qumësht, ▪ 2 gota sheqer, ▪ 1 gotë vaj, ▪ 3 gota miell, ▪ 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira, ▪ 200 g fara të bluara lulëkuqeje, ▪ sipas nevojës sheqer pluhur.
Tundni qumështin me sheqer, pastaj shtoni vajin dhe miellin e përzier me pluhurin për ëmbëlsira.
Në fund me garuzhdë përzieni farat e lulëkuqes.
Qitni në tepsi të mbështjellë me letër për përpjekje.
Piqni në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.
Ëmbëlsirës së gatshme qitni sipër sheqerin pluhur, transmeton Telegrafi.


