Eliona Binakaj - banorja e katërt në Big Brother VIP Kosova
17/11/2025
Një influencere i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për Eliona Binakaj, që është më e reja në të gjithë edicionet e Big Brother.
Në klipin prezantues flet për qëllimet dhe arsyen se pse është futur në këtë format.
Deri më tani kanë hyrë edhe: Getoari, Hygerta Sako dhe Benita Zeneli.
E të tjerët pritet të zbulohen në vijim, ku tashmë çdo gjë ka ndërruar edhe brenda shtëpisë.
Shtëpia ka një kat të dytë, që nuk ka qenë ndonjëherë e tillë dhe me shumë ndriçim.


