Please enter at least 3 characters.

Elinel, tash i martuar edhe “me letra” (Foto)

2016/08/Elinel.jpg

Elinel është martuar më herët me partneren Klementina Arifi në një ceremoni sekrete, ndërsa më pas, erdhi në jetë fëmija i çiftit.

Megjithatë, këngëtari emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari, nuk i kishte plotësuar të gjitha procedurat martesore.

Prandaj, çifti tash është kurorëzuar edhe në Komunë. Njoftimin e ka bërë vet reperi duke publikuar një fotografi në rrjetet sociale.

“Me letra”, shkruan pranë fotografisë së postuar në Instagram. /Telegrafi/