Please enter at least 3 characters.

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 01.04.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar B.Z. nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

"Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane. Policia e Kosovës do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit", thuhet në njoftim. /Telegrafi/