Please enter at least 3 characters.

Ekipet e KRU Mitrovica realizojnë ndërhyrje në rrugët kryesore dhe fshatra

Foto: KRU Mitrovica

KRU Mitrovica njofton qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në disa lokacione të qytetit, përcjell Telegrafi.

Punime në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët:



Rr. “Artim Jashari”;

Rr. “Aziz Zhilivoda”;

Rr. “Dëshmorët e Kombit”;

Rr. “Gjergj Fishta”;

Rr. “Blerim Durmishi”;

Rr. “Kollashinit”;

Rr. “Bislim Bajgora”.

Punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në:

Rr. “Ukshin Kovaqica”;

Rr. “Adem Voca”;

Rr. “Ali Pashë Tepelena”;

Fshati Tunel i Parë.

Gjatë kryerjes së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përmendura.

KRU Mitrovica falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/