Edi i prerë me Labin: Me mua mos u kap
Foto: Instagram
27/11/2025
Eduard Kuçi është treguar i prerë me Labinot Rexhën - Labin, pasi ky i fundit ia përmendi sërish babanë.
Banori i tha këngëtarit të 'mos merret me të' dhe se nuk është në gjendje të mirë.
"Me mua mos u kap, kaq po të them. Me mua veç rri në punë tënde”, iu drejtua Edi - Labit.
Derisa artisti ia ktheu: “Por këtu jemi në lojë”.
Labi ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë.
I njëjti paraprakisht kishte bërë një protestë për t'u futur pasi e dëshironte këtë format.
Ndërkohë që për Edin, kjo është një eksperiencë që po e shijon për herë të dytë, pasi ka qenë edhe në edicion të kaluar. /Telegrafi/


