Please enter at least 3 characters.

Edhe nesër mot i nxehtë, temperaturat deri në 28 gradë

2018/04/moti-5.jpg

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.