"E pështirë", Jasmin Kadriu zbulon mesazhet me Olsa Muhametin pasi doli nga Big Brother
Drama rreth ish-banores së Big Brother VIP Kosova 4, Jasmin Kadriu, dhe produksionit ka marrë një kthesë të re.
Në emisionin “Më prit të dielën”, ku fliste për përvojën brenda programit, ish-konkurrentja ka treguar se ka marrë një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti.
Sipas saj, reagimi i Olsës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, ku në mesazh thuhej shkurt: “Sa e pështirë”.
E njëjta e akuzoi ish-banoren për mungesë mirënjohjeje ndaj mundësisë që i ishte dhënë.
Jasmina nuk ka ngurruar të japë përgjigjen e saj, duke sqaruar se deklaratat nuk kanë për qëllim të kërkojnë famë.
“Nëse do të kërkoja vëmendje do ta kisha bërë pesë vite më parë dhe jo tani. Fjala ‘mosmirënjohëse’ nuk më përket”, ka thënë ajo.
Ka shtuar gjithashtu se fillimisht ishte kujdesshme dhe nuk kishte përmendur detaje konkrete, duke lënë të nënkuptohej vetëm 'produksioni'.
Përveç mesazhit të Olsës, Jasmina ka rikujtuar incidentin e pakëndshëm në 'Dhomën e Rrëfimit', ku pretendon se stafi i ishte drejtuar me fjalët: “Mendon se na plas tr*pi për ty?”, një gjuhë që ajo e konsideron denigruese.
Sipas saj, kjo mungesë respekti nuk ishte një rast i veçantë, por një sjellje e vazhdueshme gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/


