"E ke merituar", Brikena dhe Shëndriti informohen për fitoren e Londrimit në Big Brother
Foto: Instagram
10/03/2026
Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë zbuluar padashje një informacion nga produksioni.
Ata së fundmi kanë mësuar për fitoren e Londrim Mekajt, në Big Brother VIP Kosova 4.
"Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar", ka reaguar modelja nga Kosova.
Gazetari nga ana tjetër theksoi: "Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme, nëse je duke na parë urime, e ke merituar të uroj me gjithë zemër Londraaa".
Fitorja e tij besohet se i është kumtuar nga produksioni pasi nuk kanë asnjë komunikim përtej mureve të shtëpisë.
Edhe pse kjo konsiderohet si thyerje e rregullave, ndonëse nuk lejohen informacionet nga jashtë.
Londrimi ndërkaq në Kosovë fitoi çmimin e madh prej 124 mijë eurosh. /Telegrafi/


