Please enter at least 3 characters.

E habitshme: Shihni si u “çmendën” zogjtë para tërmetit në Itali! (Video)

2016/10/zogjte-e1477909466314.jpg

Në një video të publikuar në internet shihen disa zogj të cilët fluturojnë si të “çmendur”.

Së paku siç thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra në Itali, pak para tërmetit të ndodhur ditëve të fundit.

“Zogjtë çmenden para tërmetit në Itali, thuhet në përshkrimin e videos në fjalë.

Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona. /Telegrafi/