Please enter at least 3 characters.

E bënë apo nuk e bënë? Të gjitha “truket” e xhirimit të skenave të seksit në filma! (16+)

2016/08/7-124.jpg

Prapa kuintave të skenave të seksit në filma: truket e aktorëve për të mos qëndruar nudo, gjetjet e regjisorëve, sekretet e skenave më hot: sepse seksi në ekran nuk është kurrë ashtu si duket, përveç një rasti.

NUDO, POR ME "ÇORAP"

”Meshkujt qëndrojnë pa të brendshme përpara kamerës? Është e vështirë. Yjet e kinemasë kanë treguar se gjatë skenave hot të filmave veshin një lloj çorapeje për të mbuluar penisin e tyre. Atë e veshin edhe për të mos u ftohur kur skenat luhen në vende të ftohta. “Dinjiteti jot është i paprekur, kur e ke fshehur qoftë edhe në një qese të vogël,” thotë Jamie Dornan.

SHIKOJ, NUK SHIKOJ

Dhe femrat si sillen? Për të mbuluar gjinjtë, përdoren disa copëza të vogla, të ngjashme me ato që përdorin balerinat në skenë. Anna Paquin, protagoniste e “True Blood”, ku nuk mungojnë skenat e seksit, zbulon se ajo vesh tanga në ngjyrë mishi. Regjisori i tregon kameramanit ta lëvizë në një mënyrë që nuk duket.

SOZI

Ndonjëherë disa aktorë, në lakuriqësi, zëvendësohen nga sozitë. Keira Knightley kujton skenat më të forta në “Domino” (në foto), dhe komenton me ironi: “Ajo skenë nuk është aspak e imja”.

HIJE…FIKSIONI

“Xhirimet e skenave të seksit nuk ishin as sensuale dhe as të këndshme,” tregon Dakota Johnson, protagonistja e 50 hijet e Greit. “Ndihesha e nxehtë, por jo në një mënyrë sensuale. Për më tepër nuk isha aspak rehat, dhe i kisha duart e këmbët e lidhura. Ishte gjëja më e keqe që më kishte ndodhur në jetë”.

TRUKET E PROFESIONIT

Në disa raste përdoret edhe “absorbuesi”. Për shembull në sezonin e 4 të filmit Girls, aktorja Alison Williams në një skenë seksi anal, ka thënë se në mes të pasmeve të saj dhe penisit të aktorit në fakt ishte i ashtuquajturi në gjuhën e kinemasë “absorbues”. Gjithashtu ekziston një mjet për të mbuluar vaginën, thotë ajo, por është shumë i parehatshëm. “S’ka mbetur djalë që punoi për atë seri që mos ketë parë vaginën time”, tha ajo.

PARUKET

Në një skenë nudo, një aktore mund të përdorë edhe një paruke të veçantë për vaginën, si ajo që ka përdorur Kate Winslet në filmin The Reader. Këto lloj parukesh shërbejnë për të krijuar iluzionin për ije perfekte, që në realitet nuk ekzistojnë. Ato mund të jenë mëndafshi.

SEKS…MBI TOP

Ka shumë mënyra për të stimuluar një skenë seksi. Regjisori John Turturro, ka zbuluar në një intervistë se për filmin e tij “Romance and Cigarettes”, i kërkon Kate Winslet të ulet në një top të vogël, si ato që përdoren për ushtrime në palestër, në mënyrë që të simulohej një skenë e apasionuar seksi sikur të ishte ulur mbi partnerin. Përdorimi i mençur i kamerës bën që teleshikuesit të shohin vetëm reagimet e fytyrës së vajzës kur lëviz, por jo trupin e tyre.

PUNË RRASKAPITËSE

Për të xhiruar vetëm një skenë seksi prej 15 sekondash, mund të duhet të paktën 6 orë punë intensive, lëvizje të shumta, rregullim drite, lëvizje e kameras etj. Dhe aktorët rrallë herë janë në skenë vetëm me regjisorin. Skenat e seksit janë skenat që kërkojnë angazhimin e të gjithë trupës.

KA FILMA KUR SEKSI ËSHTË REAL?

Po, por janë shumë të rrallë. Një nga më të famshmit është “Shortbus”, i John Cameron Mitcheel, ku duket ndër të tjera, skena e parë e seksit mes dy homoseksualëve pa censurë në kinema. James dhe Jamie, dy protagonistët ftojnë një djalë të tretë në krevatin e tyre. Dhe mes çarçafëve ka shumë pak fiksion.

AQ E SHTIRUR SA DUKET SI E VËRTETË

Por nuk është gjithnjë kështu. Miguel Angel Silvestre, protagonist i serialit “Sense8”, tregon se një nga skenat më të nxehta të serialit, është një orgji në vaskën e banjës, por aq sa duket e vërtetë po aq është e shtirur.

TË PAKTËN DJERSA ËSHTË E VËRTETË?

Sipas The Independent, aktorët janë të spërkatur me ujë trëndafili dhe glicerinë për të mbuluar trupin me pikëza që duken si djersë.