Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 2-vjeçari në një kopsht privat, arrestohet edukatorja në Tiranë
30/07/2026
Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë edukatorja B. H., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit në ambientet e kopshtit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


