Rasti në Mitrovicë, prokuror caktohet Sahit Tmava
Për rastin rreth numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë është caktuar prokurori, Sahit Tmava.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuror i rastit është Sahit Tmava”, ka thënë Preteni.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, kishte kërkuar që kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Njazi Rexha të përjashtohet nga rasti në këtë komunë.
Sallahu bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë zyrtare ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, përmes së cilës kërkon ndërmarrjen e disa masave ndaj Rexhës, për shkak të siç thotë ai ekzistimit të konfliktit të interesit.
Ndryshe, mbrëmjen e së hënës procesi i numërimit të votave në Mitrovicë kishte ndaluar pas dyshimeve për keqpërdorim të votave. /Telegrafi/


