Dy gjigantët evropianë të cilët mund t’i bëjnë Palmerit një ofertë që nuk mund ta refuzojë
14/12/2024
Një ish-lojtar i Chelseat ka paralajmëruar klubin për mundësinë e largimit të Cole Palmer në një të ardhme të afërt. 22-vjeçari po kalon në një formë fantastike këtë edicion, pasi tashmë ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 15 ndeshje, duke e çuar në 36 totalin e golave të realizuar për klubin në 62 paraqitje.Kur Palmer bëri kalimin në Londër nga Manchester City në shtator të 2023, shumë tifozë ishin të pasigurt nëse ishte lëvizja e duhur për të.Sidoqoftë, me formën aktuale Palmer do të ishte në gjendje të luante në shumicën e klubeve të mëdha në botë dhe William Gallas ka paralajmëruar klubin të përgatiten për largimin e tij nëse marrin oferta nga dy klube të mëdha.


