Please enter at least 3 characters.

Dy djem u bënë viral në TikTok me gjetjen e një "thesari" poshtë shtëpisë dy-shekullore

2022/11/Boy123-1.jpg

Dy djem u bënë viral me gjetjen e një thesari.

Njëri prej tyre Luca e dokumentoi zbulimin në TikTok, ku videot e tij kanë fituar miliona shikime që kur u postuan në fillim të këtij muaji.

Historia interesante filloi kur Lucas dhe shokut të tij Tom iu tha se ishte një bodrum në shtëpinë 200-vjeçare të Tomit në Angli dhe kështu ata filluan të hapin gropën në dërrasat e dyshemesë, ku poshtë gjendej bodrumi, transmeton Telegrafi.

Ai i la mbishkrimin video: #secretroom.

Seria e përditësimeve të videove vijon derisa dy djemtë zbresin në hapësirën e lagësht dhe gjetën disa shishe poshtë me pije të vjetra 135 vjeçare. Në njërën prej shisheve, ku u pastrua fillimisht, shkruhej “Clark’s World Famed Blood Micture”, në Lincoln, Angli që daton nga viti 1887.

"Duket sikur këtu po zhvillohet një lloj feste e lashtë", thotë një nga burrat.

Ndjekësit më pas në TikTok sugjeruan se disa nga artikujt mund të vlejnë diçka.

Pija “Blood Mixture” u reklamua si një “ilaç që shëron të gjitha” në shekullin e 19-të, sipas Muzeut Market Lavington.

Në vitin 1909, Shoqata Mjekësore Britanike zbuloi se përbërësit në të ashtuquajturin ilaç ishin vetëm ujë, sheqer, alkool dhe gjurmë të kloroformit dhe amoniakut. (Një recetë e sigurt për sëmundjet e mëlçisë ose veshkave në sasi të mëdha, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve). /Telegrafi/