Please enter at least 3 characters.

Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputet

2021/01/Duda-Balje-foto-Ridvan-Slivova-3-e1614155501101.jpg

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë nga subjekti politik që ajo e përfaqëson.

Në njoftimin e saj lidhur me listën e 25 kandidatëve për deputetët, Balje thotë se subjekti politik që ajo udhëheq ka të rinj e njerëz me eksperiencë.

“Lista e Bashkimit Social Demokratik është e gatshme, e shënuar nga të rinj të arsimuar, dhe në fillim, mes dhe në fund të një përvoje që drejton energjinë drejt suksesit. Partia jonë SDU si një entitet i ri politik, për një periudhë më pak se një vit ka bërë kaq shumë gjëra të mira për të cilat jemi shumë krenarë”, ka shkruar ajo.

Balje ka shkruar edhe për planet e së ardhmes, duke theksuar se planifikojnë të ndërtojnë shtëpi për familjet e rrezikuara financiarisht, rindërtimin e ndërtesave ekzistuese të shtëpive të vjetra dhe oronulare.  /Telegrafi/