Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa vlerësohet për dukjen e saj në ceremoninë e Variety

2018/12/DuaLipaVariety1-4-e1543788543122.jpg
199:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - DECEMBER 01: Dua Lipa attends Variety's 2nd Annual Hitmakers Brunch at Sunset Tower on December 01, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa është ylli i momentit në skenën e muzikës botërore. Në fakt, ajo ka qenë edhe ylli i vitit duke marrë parasysh sukseset e projekteve të saja dhe të arriturat e shumta.Vlerësimet për 23-vjeçaren janë duke vazhduar akoma teksa jemi në përfundim të vitit 2018.

Dua Lipa (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra prej fitueseve në ceremoninë e dytë të përvitshme të Variety, ku ka fituar çmimin për 'Depërtimin e vitit'.

Pos kësaj, mediat e mëdha e kanë vlerësuar në veçanti edhe dukjen mbresëlënëse të Duas.

Dua Lipa (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë që vinte në pah figurën e saj trupore.

Si gjithmonë, është përmendur edhe gjatësia trupore e bukuroshes, të cilën ajo e ka rritur akoma më shumë me takat e larta.

Dua Lipa (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, autorja e hitit "New Rules" është vlerësuar si një prej yjeve me dukjen më të mirë të mbrëmjes. /Telegrafi/