Please enter at least 3 characters.

Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po vazhdojnë me lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

Rama në një postim në Facebook shkruan se prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private.

Postimi i tij:

PO LIROHEN BANESAT KOMUNALE!

Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë.

Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale!./Telegrafi/