Please enter at least 3 characters.

Drejtori i Pirellit e dëshiron Messin te Interi

2018/07/Tronchetti-Provera-e1532418308628.jpg
278:"ROME, ITALY - AUGUST 25: (L-R) Javier Zanetti Vice President of Internazionale Milano FC and Marco Tronchetti Provera President of Pirelli pose before the 'Inter-religious match for Peace' press conference on August 25, 2014 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampionatit italian i është shtuar vëmendja që nga ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusit.

Kështu Zonja e Vjetër është favorite për të vazhduar me tituj në Serie A, por favorit edhe në Ligën e Kampionë.

Sa herë flasim për CR7 mendja menjëherë në shkon te Lionel Messi pasi argjentinasi është lojtari i vetëm që mund ta rivalizojë atë.

Marco Tronchetti Provera (Foto: Getty Images)

Me ardhjen e portugezit në Torino, drejtori i përgjithshëm i Pirellit, Tronchetti Provera, ka dal me një ide, ylli i Barcelonës te klubi nga Milano.

"Shpresoj se Suning, posa ta lejojë Fair Play Financiar të bëjnë blerje të mëdha", ka thënë Provera.

"Messi? Si mund t'i thuash jo Messit?", shtoi ai për Tuttosport.

Vlen të theksohet se Pirelli është sponsor i Interit që nga viti 1995, por edhe ka në pronësi 0.37 për qind të aksioneve të klubit. /Telegrafi/