Dr Dre kryeson top-listën britanike
15/08/2015
Albumi i shumëpritur i reperit Dr Dre zyrtarisht mund të quhet i suksesshëm pasi është radhitur i pari në listën e Official Charts në Britani.
Albumi i parë pas 16 vitesh i Dr Dre, i titulluar “Compton” është renditur në krye të listës si albumi më i dëgjuar dhe më i shitur i javës, transmeton Koha.net.
Albumi ka dalë në shitje me 7 gusht dhe përmban 16 këngë dhe bashkëpunime me reperë të njohur si Eminem, Kendrick Lamar, Ice Cube, Snoop Dogg dhe The Game.


