Please enter at least 3 characters.

DPHM me parashikim për dimrin 2025/2026: Do të jetë pak më i nxehtë se mesatarja

dimri
bora

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka publikuar parashikimin sezonal për dimrin e ardhshëm 2025/2026, të përgatitur në bazë të materialeve parashikuese nga Qendra Evropiane për Parashikime të Motit Afatmesëm, Qendra Virtuale e Ndryshimeve Klimatike për Evropën Juglindore dhe qendra të tjera globale të parashikimit.

Hulumtimi mbi parashikimin e klimës për dimrin, siç thuhet nga DPHM, bazohet në modele dinamike, modele statistikore dhe telelidhje të karakteristikave klimatike në shkallë më të mëdha.

Sipas DPHM-së, modelet tregojnë pasiguri të konsiderueshme për pjesën më të madhe të Evropës, por prapëseprapë besimi më i lartë (probabilitet 50-60%) është për zhvillimin e anomalive pozitive gjeopotenciale mbi Evropën Juglindore.

"Temperaturat e vëzhguara të sipërfaqes së detit dhe parashikimet për tre muajt e ardhshëm tregojnë probabilitet më të lartë të shfaqjes së kushteve të La Ninjas, me intensitet të dobët".

"Dimri i vitit 2025/2026 pritet të jetë pak mbi temperaturat mesatare të ajrit dhe me sasi reshjesh brenda mesatares shumëvjeçare. Dimri i vitit 2025/2026 pritet të jetë dinamik, i karakterizuar nga ndryshime të rëndësishme mujore që do të ndodhin në tre faza të ndryshme: një fillim i ftohtë, një periudhë mesatare e moderuar e sezonit dhe një fund më i ftohtë. Devijimi më i madh pozitiv i vlerave mujore pritet në janar", theksojnë nga DPHM.

"Perspektiva sezonale për temperaturat e ajrit në periudhën dhjetor 2025 - janar 2026 - shkurt 2026 ka më shumë të ngjarë të tregojë vlera mbi mesataren në të gjithë territorin, ndërsa devijimi më i madh pritet të jetë në pjesën veriore. Lidhur me reshjet për këtë sezon, modelet nuk japin sinjal të saktë. Një dimër mesatarisht me shi me devijim negativ në pjesët perëndimore është skenari më i mundshëm për këtë dimër. Reshjet në dhjetor nuk pritet të arrijnë mesataren, por fillimi i vitit 2026 duhet të jetë më i lagësht, me reshje mbi mesataren në pjesën lindore në janar dhe shkurt", theksojnë nga DPHM.