Please enter at least 3 characters.

Donacion i CKC për të përmirësimin e kujdesit gjatë dhe pas lindjes në Drenas

Action for Mothers and Children (AMC) dhe partneri i çmuar, Cycle Kosovo for Children (CKC), sot dorëzuan një inkubator dhe një shtrat lindjeje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ky donacion do të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit në rajon.

“Sot jemi mbledhur këtu për një qëllim shumë më të madh se sa vetëm një udhëtim me biçikletë. Cycle Kosovo for Children është një aktivitet që bashkon sportin, humanizmindhe solidaritetin, për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë - fëmijët” tha përfaqësuesi i CKC-së, Agim Bilalli.

Si pjesë e misionit të saj për të forcuar kujdesin shëndetësor për gratë dhe fëmijët, AMC koordinon shpërndarjen e ndihmave mjekësore në klinika dhe spitale publike në të gjithë Kosovën. CKC është një nga partnerët, donacionet bujare të të cilëve e mundësojnë këtë nismë, duke sjellë mbështetje jeftëshpëtuese drejtpërdrejt tek familjet.

Sigurimi i pajisjeve thelbësore mjekësore ndihmon që të porsalindurit të marrin kujdesin që u nevojitet që nga dita e parë. Donacione si ky inkubator dhe shtrat lindjeje mund t’u japin më shumë fëmijëve një fillim më të shëndetshëm në jetë,” tha Zyrtari i Programit në AMC, Fitim Sadiku.

Çdo vit, dhjetëra çiklistë marrin pjesë në CKC, duke mbledhur fonde për të siguruar pajisje thelbësore mjekësore për institucionet publike shëndetësore në të gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit zakonisht përshkojnë rreth 500 kilometra, me një ngritje totale në lartësi prej më shumë se 6,000 metrash.

Edicioni i 11-të i CKC në vitin 2025 mblodhi 20,000 € për të mbështetur shëndetin e fëmijëve dhe nënave, përfshirë edhe donacionin për qendrën në Drenas. Video nga eventi i vitit të kaluar është në dispozicion këtu.

Mbledhja e këtyre fondeve dhe dhurimi i paisjeve në QKMF Drenas u bë e mundur falë mbështetjes së këtyre donatorëve Gorenje - Sponzor general, Cycling Club Eagels, Pink Taxi, BPB, Vita, Maxi Mal, Borovci Oil, UNI PROJECT, Meka , City Sanitär GmbH,Online Studio, Energon, Novus, Shtëpiaku, Gadola, SD IT Services LLC dhe JES Computers.

Që nga edicioni i parë në vitin 2014, CKC ka mbledhur rreth 170,000 € për të mbështetur spitalet dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ngjarja koordinohet nga stafi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe mbështetet nga sponsorë bujarë si dhe nga Policia e Kosovës. Edicioni i 12-të i CKC është planifikuar të mbahet më 18 - 21 qershor.

Më shumë detaje do të publikohen së shpejti në faqen e Facebook-ut të CKC.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës.AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit.

Për më shumë informata, vizitoniAMCHealth.org.


true