Please enter at least 3 characters.

Don Xhoni publikon këngën “Kokaina”, Trejsi Sejdini protagoniste në klip

2020/12/d.png

Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, është një nga sensacionet e këtij viti në industrinë muzikore.

Ai përmes rrjete sociale ndan imazhe dhe video të shumta, prej të cilave informon fansat për jetën dhe karrierën personale.

Në një postim të fundit në Instagram, ai bëri të ditur se ka lansuar këngën e re, sekuenca të cilës ia kishin publikuar më parë në rrjet.

“Kokaina” mban titullin projekti muzikor, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Rzon dhe Pllumb.

Sikurse edhe në të tjera këngë edhe në këtë të fundit, Don ka punuar në melodinë dhe tekstin e prodhimtarisë muzikore.

Foto: Instagram

Vlen të përmendet se në klip, reperi shihet së bashku me modelen Trejsi Sejdini, me të cilën u pa ditë më parë duke darkuar. /Telegrafi/