Dogana parandalon mbi 18 mijë euro të padeklaruara në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë
Më 18 gusht 2026, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, zyrtarët e Doganës së Kosovës gjatë zbatimit të procedurave të kontrollit, kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara dhe të fshehura.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur 12,570 euro dhe 5,900 franga zvicerane, me kundërvlerë të përgjithshme prej 18,841.74 euro, sipas kursit të këmbimit të datës së kontrollit.
"Mjetet monetare janë ndaluar dhe evidentuar sipas procedurave përkatëse, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës është i obliguar të deklarojë mjetet monetare, instrumentet e negociueshme ose metalet dhe gurët e çmuar kur vlera e tyre arrin apo tejkalon shumën prej 10,000 euro", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


