Please enter at least 3 characters.

Djali i Naim Abazit dhe Mihrije Brahës po i rikthehet muzikës (Foto/Video)

2018/01/p2-e1517333948816.jpg

Djali i çiftit të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Platori vendosi të debutojë në muzikë katër vite më parë.

Ai kishte sjell një duet me nënën e tij, Mihrije Brahën, këngën e titulluar "Fama", e cila aso kohe ishte pëlqyer mjaft nga publiku.

E së fundmi, ai ka vendosur që t'i rikthehet sërish muzikës, duke bërë gati projektin e tij të ri.

Platori ka realizuar një këngë të re të zhanrit hip-hop, të cilën do ta publikojë së shpejti edhe me klip.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, kanë shfaqur këngëtarin Abazi gjatë xhirimeve të klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft me stil.

Titulli i projektit ende nuk është bërë i ditur, megjithatë do të vijë i plotë për publikun brenda pak ditësh. /Telegrafi/