Please enter at least 3 characters.

Disa tifozë mendojnë se kanë kuptuar një pjesë të asaj që Mou i tha Pogbas para se të fillonte stërvitja

2018/09/c8a037d15babc1c13a38d37843eb8b72.png

Aktualisht një nga temat më të komentuara në botën e futbollit është prishja e raporteve mes Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos.

Francezi u fut i buzëqeshur në qendrën stërvitore, teksa përshëndeste të gjithë, por kur iu afrua Special Ones buzëqeshja e tij u ndal.

Disa tifozë besojnë se kanë arritur të lexojnë buzët e Mourinhos dhe menjëherë i kanë postuar aludimet e tyre në rrjetet sociale.

Fjalët që Mou besohet se ia ka thënë Pogbas janë: "Paul, dil jashtë" dhe tjetra drejtuar stafit të tij, "Dërgojeni Paulin në shtëpi".

Prishja e raporteve mes trajnerit dhe mesfushorit të Manchester Unitedit ka ardhur pasi ky i fundit publikisht në disa intervista ka kritikuar lojën e skuadrës.

© (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ndërsa arsyeja tjetër është se dëshiron t'i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mourinho është një nga trajnerët më karakter më të ashpër dhe ai nuk e lejon asnjë lojtar të ketë qëndrime mbi klubin. /Telegrafi/

Postimet e tifozëve në Twitter:

https://twitter.com/utdxtra/status/1044935224688340994

https://twitter.com/AndrinhoUtd/status/1044935466607366144