Dion Gallapeni, djaloshi që shkëlqeu ndaj Suedisë – asistim, duele të fituara dhe siguri në mbrojtje
Fitorja 2-0 e Kosovës ndaj Suedisë solli shumë heronj në “Fadil Vokrri”, por një nga më të spikaturit ishte pa dyshim Dion Gallapeni.
Mbrojtësi i majtë zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke dhuruar asistimin për golin e parë të ndeshjes dhe duke qenë i pakalueshëm nga sulmuesit suedezë.
Statistikat e tij flasin qartë për ndikimin në lojë: 48 prekje topi, 18 pasime të sakta nga 23 (78%), 2 pasime kyçe dhe 1 asist që hapi rrugën e fitores.
Ai u përball në 9 dueletokësore, duke fituar 6 prejtyre, sidhenë 2 dueleajrore, duke fituarnjërin.
Për më tepër, Gallapeni realizoi 3 largime rreziku dhe 2 ndërprerje, pa shkaktuar asnjë faull – tregues i qetësisë dhe saktësisë së tij në duele.
Këtë vit, Gallapeni siguroi transferimin në Poloni te Widzew Łódź nga FC Prishtina për shifrën prej 300 mijë eurosh, dhe e ka filluar mirë aventurën e tij atje duke shënuar edhe golin e parë. /Telegrafi/


