Please enter at least 3 characters.

Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit Blerim Reka

2020/02/83147102_10103076402446645_6118321289863102464_n.jpg

Ministrja e deritanishme e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha i ka dorëzuar mandatin ministrit të ri të këtij dikasteri, Blerim Reka.

Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se sot i dorëzoi detyrën ministrit Reka e po ashtu edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim.

Postimi i plotë:Sot, ia dorëzova detyrën, ministrit të ri, Blerim Reka.Po ashtu, ministrit Reka ia dorëzova edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim, me bindjen e thellë se si ekspert i diplomacisë dhe procesit integrues, çështjen e integrimeve do ta fuqizoj edhe më tej.Punë të mbarë dhe suksese z. Reka! /Telegrafi/