Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora publikon këngën e re “NRVZ/Don Ti”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “NRVZ/Don Ti”.

Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip, i cili sjell pamje mjaft të veçanta dhe një realizim modern vizual.

Ashtu si në projektet e saj të mëparshme, Dhurata vjen me një paraqitje plot stil dhe energji, duke dëshmuar edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen jo vetëm me muzikën, por edhe me anën vizuale të projekteve të saj.

Screenshot/YouTube

Videoklipi i “NRVZ/Don Ti” spikat me skena kreative dhe estetikë të kuruar, ndërsa stili karakteristik i Dhurata Dorës nuk zhgënjen as këtë herë.

Projekti është publikuar si një këngë e vetme në YouTube dhe pritet të pëlqehet nga fansat e artistes, të cilët mezi kanë pritur një prurje të re nga ajo. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com