Please enter at least 3 characters.

Dhurata Ahmetaj nis pushimet luksoze, publikon imazhe atraktive në rrjetet sociale

2018/06/dhuri1-e1528382635797.jpg

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë ritmike-verore, e cila shpreson të pritet mirë nga fansat e saj.

E derisa po bëhet gati për projektin e ri, Ahmetaj po shijon disa ditë të mira pushimi.

Këtë gjë, këngëtarja e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive.

E veshur në këmishë nate, Ahmetaj ka pozuar para pishinës së hotelit në të cilin po qëndron.

Tutje, ajo nuk ka nguruar të publikojë fotografi edhe nga dhoma e hotelit, duke ngacmuar kështu imagjinatën e meshkujve me paraqitjen e saj.

Dhurata është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ndaj dhe pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj janë të shumta. /Telegrafi/

Foto: Dhurata Ahmetaj/Instagram