Please enter at least 3 characters.

Dhunë në familje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, më 16 maj 2026 rreth orës 01:15, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima femër ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/