Please enter at least 3 characters.

Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim

2019/03/deutschebank_commerzbank.jpg
514:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - OCTOBER 05: General view to the corporate headquarters of Commerzbank (L) and a Deutsche Bank buildung on October 5, 2016 in Frankfurt, Germany. Banks across Europe are struggling as their profits have fallen amid an ongoing period of low interest rates, and many, including Commerzbank and Deutsche Bank of Germany, ING and ABN Amro of Holland, and Banco Popular of Spain, are responding by slashing thousands of jobs in an effort to cut costs. (Photo by Thomas Lohnes/Getty Images)
12:"Getty Images

Deutsche Bank dhe Commerzbank do të nisin bisedimet zyrtare rreth një bashkimi ndërmjet dy bankave më të mëdha të Gjermanisë.

Një bashkim i këtyre bankave mund të rezultojë në kursime masive të kostove, në veçanti duke mbyllur shumë degë të tyre, por kritikët thonë se integrimi i tyre do të ishte i komplikuar dhe i rrezikshëm.

Banka Deutsche ka pasur vështirësi në gjenerimin e fitimit dhe ka pasur humbje në operacionet bankare brenda SHBA-së.

"Ajo që është e rëndësishme për mua, ne do të ndjekim vetëm opsionet që kanë kuptim ekonomik, duke u mbështetur në progresin që kemi bërë në vitin 2018", tha shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, në një letër drejtuar punonjësve, përcjell Telegrafi.

Sindikatat paralajmërojnë se si rezultat i marrëveshjes mund të ketë shkurtim të vendeve të punës për më shumë se 10 mijë punëtorë.

Gjithashtu, Commerzbank ka pasur vështirësi në gjenerimin e fitimit dhe qeveria gjermane ende zotëron 15.5 për qind të aksioneve në këtë bankë. /Telegrafi/