Please enter at least 3 characters.

Dështon marshi i Shkupit në mbështetje protestave në Prishtinë: Organizatorit s’ia vari kush!

2016/01/d-euml-shton-marshi-i-shkupit-n-euml-mb-euml-shtetje-protestave-n-euml-prishtin-euml-organizatorit-s-rsquo-ia-vari-kush_hd.jpg

Anëtari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe iniciator i kësaj proteste, Enes Neziri, për këtë arsye vendosi të qëndrojnë sheshin “Skenderbe” të Shkupit.

“Situata aktuale tregon se pavarësia e Kosovës nuk është një realitet i patjetërsueshëm, por ai mund të tjetërsohet lehtë kur një subjekt nuk është i pavarur”, tha Neziri.

Sipas tij, se shqiptarët e Maqedonisë janë të përçarë në disa parti politike, ndërsa thotë se për këtë organizim nuk është marrë mbështetje nga asnjë organizatë joqeveritare.

“Numri është i vogël, por rëndësi ka që ne po përçojmë mesazh autoriteteve të Kosovës që mos të ushtrohet dhunë mbi protestuesit”, u shpreh Neziri. /Anadolu Agency/