Please enter at least 3 characters.

Dëshironi të notoni në një det fluoreshent? Atëherë vizitojeni ishullin Vaadhoo (Foto)

2016/09/article-1333637974356-127b4be5000005dc-55544_568x477-e1435660551406.jpg

Nëse jeni fans i zhytjes apo i ecjeve pranë detit gjatë natës, atëherë patjetër se duhet ta vizitoni ishullin Vaadhoo.

Përse?

Sepse uji rreth këtij ishulli të vogël në Maldive është thuajse det i përbërë me yje, transmeton Telegrafi.

Vaadhoo ka vetëm 550 banorë dhe një det me ujë të kaltër gjatë ditës – ujë i cili gjatë natës rikthehet në fluoreshent.

Krejt kjo falë mikroorganizmave të quajtur fitoplankton.

Ky lloj i veçantë i fitoplanktonave – dinoflagjelat –lirojnë një lumineshencë. të kaltër kur uji ‘pengohet’ nga oksigjeni dhe ndodh si një lloj mekanizmi i mbrojtjes për t’i parandaluar ‘grabitqarët’.

Nëse peshqit i hanë, dinoflagjelat vazhdojnë të ndriçojnë brenda stomakut të tyreve – që do të thotë se peshqit do të jenë në rrezik nga grabitqarët më të mëdhenj që duan t’i hanë ata.

Sidoqoftë, Vaadhoo nuk është i vetmi vend ku mund ta shihni këtë fenomen. Edhe mikroorganizmat që jetojnë në ujërat rreth Leucadias në Kaliforni, Mosquito Bay në Puerto Rico dhe ishujt Lakshadweep në Indi e prodhojnë të njëjtën bioluminishencë.

Vetëm paramendoni fotografitë e dasmës nëse vendosni të martoheni në një nga këto dete... /Telegrafi/