Please enter at least 3 characters.

Deshi të bëjë selfie me kafshën e egër, turistja sulmohet nga leopardi në Kinë – pëson lëndime të rënda

Një turiste u sulmua nga një leopard bore pasi u përpoq të bënte një selfie me bishën e rrallë në Kinë.

Turistja mbeti e lënduar rëndë pas sulmit nga kafsha e egër në zonën e fshatit Talat të gjeoparkut global të UNESCO-s, Keketuohai në qarkun Funyun, Kinën veriore.

Pamjet tregojnë turisten e bllokuar nën leopard në borë të thellë përpara se të ndihmohej nga njerëz, duke e mbajtur fytyrën e saj të mbuluar me gjak.

Incidenti ndodhi kur skiatorja iu afrua rrezikshëm bishës në një përpjekje për të bërë një foto me të gjatë rrugës për në hotelin e saj.

Pavarësisht paralajmërimeve një ditë më parë nga autoritetet pasi kafsha u pa në zonë, skiatorja u afrua brenda 3 metrave nga kafsha pasi e pa atë në borë dhe thuhet se nuk ishte në gjendje të merrte një kënd mjaftueshëm të mirë për një foto.

Kafsha u hodh mbi gruan dhe e goditi në fytyrë përpara se të ndiqej nga një instruktor skijimi që i tundte shkopinjtë e tij bishës.

Skiatorja u shpëtua nga helmeta e saj nga lëndime më serioze, por u dërgua në një spital lokal për trajtim ku mbetet në një gjendje të qëndrueshme.

Leopardi u vu re nga turistët që qëndronin në një hotel në zonë një ditë më parë, pranë një zone me bar, me shumë mundësi për shkak të urisë. /Telegrafi/